LajmeTe gjitha

Kapet gomonia me lëndë narkotike në Vlorë

Policia ka kryer një aksion të gjerë në Vlorë, ku ka kapur një gomone, drogë dhe disa bidonë me benzinë. Mjeti lundrues 7 metra i gjatë është kapur në Gjirin e Petullës, në Vlorë. VloraNews  mëson se gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe disa bidonë me benzinë e dy pako të mëdha të mbështjella me kanabis.

Uniformat blu kanë krehur menjëherë zonën, ku në Gjirin e Petullës kanë gjetur gomonen dhe një motor, që dyshohet se do përdoreshin për trafikun e drogës, si dhe drogën e bidonët me benzinë në Gjirin e Bri Stanit, pas Karaburunit.

Policia vijon kontrollet e shumta për të zbuluar sasinë e plotë të drogës, si dhe personat e përfshirë në trafik. Aksioni është kryer nga Policia Kufitare e Vlorës në bashkëpunim me delta Forcën në Karaburun.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close
%d bloggers like this: