Karaburun-Sazani, i vetmi park detar kombëtar me një shtrirje rreth 1,9 km gjatë viteve të fundit është kthyer në një destinacion turistik për vizitorë të shumtë vendas e të huaj me anijet turistike që nisen nga porti i Vlorës.

Në muajt e verës anijet turistike operojnë me një grafik më të ngjeshur, duke udhëtuar pothuajse përditë.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë, bën të ditur se vetëm në muajt qershor dhe korrik këtë park e vizituan 17 553 turistë vendas e të huaj, të cilët udhëtuan me anijet turistike që nisen nga porti i Vlorës”.

Kryesisht parku është vizituar nga turistë italianë, grekë, polakë, francezë, gjermanë etj.

Udhëtimi me anije në Sazan- Karaburun ofron mundësi reale për të vizituar parkun dhe ofruar një ditë ndryshe në gjirin e Vlorës.

Mjafton këtu të kujtojmë monumentin e natyrës, Shpellën e Haxhi Aliut (atraksioni më i vizituar nga turistët), gjiri natyror dhe kulturor i Gramës (skaji më i largët jugor i parkut detar), ishullin e Sazanit, atraksioni më i madh që prej hapjes së tij për publikun. Për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë momente relaksi në natyrën dhe qetësinë, parku detar ofron me brigjet e tij të Shën Vasilit, Shën Janit, Gjirit të Djallit, eksperiencë natyrore unike.

I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *