Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar raportet zyrtare të qeverisë britanike, ku thuhet se katër nga dhjetë emigrantë që kalojnë ilegalisht kufirin në Angli janë shqiptarë.

Me anë të një postimi në Facebook, Salianji thotë se qeveria shqiptare nuk bën asnjë reagim publik, asnjë informacion, asnjë mesazh sensibilizues, “aq më pak asnjë masë apo veprim për të parandaluar jo vetëm emigrimin por dhe rriskun serioz për kthimin e emigrantëve në pre të rrjeteve te krimit të organizuar”.

Sipas tij, kjo është qeveria e turpit të Shqipërisë nëpër botë.

“Qeveria turpi i Shqipërisë nëpër botë! Përveç qeverisë të gjithë janë të shqetësuar për emigracionin masiv, shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve!

Sipas raporteve zyrtare të qeverisë Britanike, katër nga dhjetë emigrantë që kalojnë ilegalisht kufirin në Angli janë shqiptarë!

Pavarësisht shqetësimit masiv të institucioneve dhe mediave në Britani, qeveria shqiptare nuk bën asnjë reagim publik, asnjë informacion, asnjë mesazh sensibilizues, aq më pak asnjë masë apo veprim për të parandaluar jo vetëm emigrimin por dhe rriskun serioz për kthimin e emigrantëve në pre të rrjeteve te krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e Salianjit.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.