SportTe gjitha

Kater pikë në dy jave, traineri i Flamurtarit Ilir Daja sheh ndryshime në skuader

Kater pikë në dy jave, traineri i Flamurtarit Ilir Daja sheh ndryshime në skuader referuar dy ndeshjeve te para te kampionatit.

“Skuadra ka patur ndryshim, krahasuar me Teuten dhe Kukesin dhe ky fakt me kenaq. Natyrisht që kemi shumë për të permirësuar dhe mund të kishim me shumë pikë, por megjithate loja është permirësuar dhe ky është një fakt me kenaq edhe pse jemi në dy jave kampionat” ka konfirmuar Daja.
Takimi i radhës në kampionat, perballe Luftetarit në transfertë. Traineri Daja kerkon maksimumin perballe një skuader që në dy jave nuk ka marrë asnjë pikë dhe do të kerkoje kthesen me Flamurtarin. Por konfirmon traineri i Flamurtarit, cdo skuader ka objektivat e veta dhe ne do të kerkojmë tre piket. Ndersa referuar gjendjes se skuadrës në dyshim mbetet Torasa, pas demtimit me Kukesin, ndersa pjesa tjeter e skuadrës është në gjendje optimale.

Daja ka folur edhe për merkaton, në diten e fundit të saj, duke konfirmuar se brenda afatit do të ketë zyrtarizim lojtaresh dhe klubi është duke punuar për ketë fakt. Ne kemi qenë e aktiv gjate gjithe merkatos dhe kështu do të jetë edhe në ketë ditë të fundit dhe besoj se shpejt do të kemi zyrtare, afrimet e lojtareve që na duhen.

Nuk është prekur ceshtja Kale që mbetet për tu zgjidhur në Fifa, ndersa tani mendohet takimi në Gjirokaster, në një ndeshje ku kerkohet fitorja.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: