Një shqiptar i cili kërkohej nga Italia si autor i 23 grabitjeve është kapur në Spanjë. Sipas policisë, dyshohet se shqiptari ishte pjesë e një bande kriminale, e cila grabiste bizhuteri dhe veshje luksoze.
Shqiptari u ndalua në një stacion autobusi në qytetin katalanas. Vjedhjet për të cilat ai hetohet janë kryer në fund të vitit të kaluar. I burgosuri është në dispozicion të autoritetit gjyqësor, i cili do të vendosë nëse do të autorizojë ekstradimin e tij drejt Italisë.