SportTe gjitha

Keshilli i bashkisë së Vlorës miraton zgjatjen edhe me dy vjet të administrimit të klubit të futbollit Flamurtari

Keshilli i bashkisë së Vlorës miraton me unanimitet zgjatjen edhe me dy vjet të administrimit të klubit të futbollit Flamurtari nga dy kompanitë turkë dhe zoti Sinan Idrizi. Në mbledhjen e kësaj të enjëte, keshilli i bashkisë ka vendosur që klubi të vijoj të administrohet nga kompanitë turkë, ndersa mbetet ende ceshtje privatizim i kerkuar me ngulm nga Idrizi. Vete ky i fundit në një deklarate për mediat pas mbledhjes së keshillit të bashkisë ka theksuar se ndersa falenderon keshiltaret për unanimitetin, serish duhet që të vendoset për privatizimin, pasi vetem kjo do të idhte një zgjidhje për futbollin dhe projektin Vlora sport në Vlorë. Idrizi ka ngritur edhe ceshtjen e borxheve të vjetra të klubit edhe pse këtë nuk e ka bërë publike në keshillin e bashkisë, por shumë shpejt do ta bëje publike.

Pavarësisht vendimit për administrim, problem mbetet privatizimi, pasi Idrizi kerkon pikerisht këtë gje prej kater vitesh, por serish nuk ka një zgjidhje, cka pengon investimet në Vlorë në të gjitha sportet.

Loading…


Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: