Regjisorja Arjeta Dhima e cila merret si trajnuese për të folurin publik ishte në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA.

Arjeta tregon se njerëzit në ditët e sotme janë bërë më kërkues te vetja.

Arjeta Dhima: Jam marrë me trajnime dhe kërkon një energji shumë të fortë. Njerëzit janë bërë më kërkues nga vetja. Duan të jenë një shkallë më lartë. Erdhi dikush dhe më tha unë dua të përmbush veten time, pra këtu arrin ajo që kërkojnë. Deri dje thoja që është e rëndësishme për politikanë, spikerë e menaxher por në fakt nuk mund të bëjmë dallim.

Por nëse i duhet të zgjedh mes profesioneve se cilat janë ato që e kanë domosdoshmëri të folurin në publik ajo zgjedh spikerët, politikanët dhe profesorët e auditoreve.

Arjeta Dhima: Spikerat, politikanët, profesorët e auditoreve. Janë disa teknika që duhen mësuar që një individ të mos lodhet me 8 orët e punës. Janë gjëra që duhen mësuar por në tekstet e shkollës mungojnë dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.

“Ti asnjëherë nuk e di që je një notare e mirë deri në momentin që ke hyrë në ujë. Fol të kuptojmë nëse mundesh ti japësh audiencës tënde atë që ti kërkon dhe emocionin ta mposhtësh. 75% e njerëzve kanë deklaruar më mirë të vdekur se të flasin në publik. Ndodh që fëmijët ju thonë prindërve fol fol por kjo është gabim. Janë disa gjëra që dhe prindërit nga dëshira e madhe dhe mospadija bëjnë gabimin e radhës ndaj ka një tërheqje nga ana e fëmijëve.”, shprehet ajo./oranews

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *