Një 39-vjeçar është arrestuar në Mallakastër, pasi akuzohet se ka kultivuar lëndë narkotike në fshatin Mollaj.

Mësohet se në pranga ka rënë H. K., 39 vjeç, banues në Mollaj, Mallakastër, në pronën e të cilit u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjatë kontrollit të imtësishëm edhe në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë gjahu pa leje.

Ai akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *