Lajme

Kjo është vajza nga Babica e Vlorës që u mbyt dje në moshën më të bukur

Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë. Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë. Dhe Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni jane viktimat e ditës së djeshme që u mbytën në mënyrë tragjike në Zvërnec. Ngushëllime familjarëve nga VloraNews.

Vlorë, Policia:

Më datë 15.07.2017, rreth orës 14:30, është marrë njoftimi paraprak se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshim të mbyteshin në ujë 2 shtetas.

Menjëherë shërbimet e policisë kufitare dhe ato vendore janë nisur në afërsi të vendit të ngjarjes pranë zonës së Portonovës, nëpërmjet mjeteve lundruese në ndihmë të personave por nuk është bërë i mundur shpëtimi i tyre.

Si pasojë, janë mbytur 3 shtetas: dy shtetase të seksit – femër dhe një tjetër i seksit – mashkull.

Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të shtetasve të mbytur:

1. M.M., 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.

2. Xh.C., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

3. B.F., 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethamave të ngjarjes.

 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: