Hetimet u kryen nga një grup i përbashkët hetimor mes policisë së Italisë, Belgjikës, Gjermanisë, Austrisë dhe Francës.Emigrantët e paligjshëm paguanin 10 mijë euro në çdo drejtim.

Ata përdorën avionë privatë që niseshin nga Turqia për të çuar njerëz klandestinë me origjinë kryesisht kurde ose irakiane në Itali dhe vende të tjera evropiane, me 10 mijë euro për udhëtim.

Urdhri i arrestit është lëshuar nga policia belge për pesë persona: një italian me banim në Romë dhe katër egjiptianë, tre prej të cilëve banues në Itali dhe një në Belgjikë.

E përfshirë është edhe një grua tuniziane me banim në Bruksel. Në kërkim janë edhe dy të huaj të tjerë.

Hetimet e përbashkëta- Në Itali, hetimet u koordinuan nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit, duke pasur parasysh rolin e aeroportit të Pulias që përdorej nga këta trafikantë. Hetimet u kryen nga një grup i përbashkët hetimor, i përbërë nga forcat policore të Italisë, Belgjikës, Gjermanisë, Austrisë dhe Francës.

Lehtësimi i emigracionit të paligjshëm në Evropë – Të arrestuarit akuzohen se kanë ndihmuar imigracionin ilegal të shtetasve të huaj në Evropë. Faktet i referohen periudhës mes tetorit dhe dhjetorit 2020.

Si hynin në BE – Hetimet u frymëzuan nga mbërritja në disa aeroporte evropiane e avionëve privatë që transportonin shtetas të huaj, të cilët, duke përdorur dokumente diplomatike false nga shteti i Karaibeve, Saint Kitts & Nevis, kishin arritur të hipnin në fluturime private nga Turqia drejt atij vendi, me një ndalesë të ndërmjetme në Evropë.

Pasi arritën në aeroport, pasagjerët deklaruan kombësinë e tyre të vërtetë pranë autoriteteve të policisë lokale, duke kërkuar azil politik. Policia belge sekuestroi dy avionë me vlerë totale 426 mijë euro.

Hetimet u kryen me mbështetjen e Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor të Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale dhe agjencive HSI dhe DSS të SHBA.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *