Ndërtimi i një korsie emergjence në rrugën e Spitalit të Vlorës, cilësohet si një nga projektet e dështuara në infrastrukturën e qytetit bregdetar. Ajo nuk ka funksionuar kurrë si e tillë dhe është shndërruar në një shëtitore për këmbësorët e vend parkim për mjetet.

Në rrugën e Spitalit Rajonal të Vlorës, kjo korsi duhet të ishte e dedikuar vetëm për ambulancat.

Por që prej ndërtimit disa vite më parë kur ky aks iu nënshtrua një rikonstruksioni, korsia e emergjencës nuk funksionoi kurrë si e tillë.

“Nuk funksionon ka mbetur rrugë qorre, për arsye se trotuari është shumë i shkurtër, është lagje e banuar dhe normalisht emergjenca duhet të ketë shpejtësi.”

Është shndërruar në vend parkimi dhe “shëtitore” për banorët të cilët thonë se projekti ishte që në fillim i dështuar.

“Përderisa nuk funksionon, nuk jep ato rezultatet për të cilën është investuar në këtë rrugë, atëherë…”

Në këto kushte, ambulancat duhet të qarkullojnë mes mjeteve të tjera në rrugën që banorët e cilësojnë burim aksidentesh.

“Me 360 në orë ikin, s’pyesin fare.”

“Këtu ka vdekje”

“I gjithë populli është i rrezikuar, sidomos fëmijët.”

Për banorët e Vlorës, rruga e Spitalit është një dëshmi e projekteve të dështuara dhe parave të shkuara dëm./oranews

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *