Shkolla po fillon. Librat mund të merren falas, por një shumë e madhe e buxhetit të familjeve këtë shtator duhet të shpenzohet për artikuj shkollorë.

Por, sa kushton një set bazik i këtyre mjeteve? Lapsat dhe stilolapsat më të thjeshtë kushtojnë 10 lekë. Për 4 të tillë kostoja është 40 lekë. Ngjyrat blihen kryesisht bashkë me kuletën.

Prindërit priren që të zgjedhin mjetet shkollore duke u konsultuar fillimisht me mësuesit.Nga klasa e parë në të nëntën, nxënësve iu nevojiten sasi të ndryshme fletoresh, mesatarisht 20.

Nxënësve u duhen edhe fletore vizatimi, mprehëse lapsash, gomë, gërshërë, ngjitëse dhe çantë shpine.

Për të siguruar këto mjete shkollore që mundësojnë mbarëvajtjen e procesit të mësimnxënies, prindërit duhet të paguajnë 10 760 lekë. Shumë kjo e barabartë me 1/3 e pagës minimale./a2news

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.