Lefkotheia Karasa, banorja 81 vjeçe e fshatit Nartë, të Vlorës pas konfliktit për një ndërtim pa leje të një kuzhine në oborrin e shtëpisë së saj, me një prej familjarve të saj, është kallëzuar në polici dhe më pas në gjykatë për ndërtimin pa leje.
Pas vendimit të gjykatës, policia e Vlorës ka zbarkuar në zonë dhe sipas zonjës në fjalë, e kanë futur me forcë në makinën e policisë.
Zonja jeton e vetme në fshat dhe shprehet se ka frikë tashmë të dali nga shtëpia, jo vetëm nga frika e policisë, por edhe e familjarit që ka ngjitur nga frika se e sulmojnë.
“Policia më mori me forcë. Ajo komshija ma bëri. Më morën me forcë, në krahë… nuk bëhet kështu.
Për të lënduar, nuk u lëndova, por vetëm jam trembur të keqen. Shiko jam e sëmurë. Unë nuk kam as ku të shkoj, kam frikë natën se mos më vjen ajo (komshija),” thotë e moshuara.
Me komshijen ngjitur, me të cilën ka dhe konfliktin, burrat i kanë kushërinj mes njëra tjetrës.
Për konfliktin foli dhe komshija në fjalë, Violeta Karasa, në fjalë e cila tha se ndërtimi nuk është kotec pulash, por kuzhinë.
Sipas saj ajo e ka bërë në gjykatë kallzimin për ndërtimin pa leje, që sipas saj po i dëmton shtëpinë.
“Ajo nuk është kotec pulash, është kuzhinë. Është ndërtim pa leje dhe është bërë ngjitur em murin tim. Më ka prekur shtëpinë time. Dua të iki, të largohet aq sa i takon nga muri,” tha ajo.
Konflikti ka dy vite që ka nisur dhe tashmë i takon gjykatës të vendosë.
Pak ditë më parë, Ora News publikoi lajmin se pranë zonës së Liqenit të Thatë, në Tiranë ishte ndërtuar një pallat 9 katësh pa leje.
Ndërtimi nën administrimin e Julian alias Lulzim Morina ishte denoncuar qysh më 8 maj 2021, por çështja ishte pushuar nga prokuroria me argumentin se nuk kishte një vepër penale.
Ndaj Morinës nuk u mor asnjë masë arresti, por vetëm një ndjekie penale nga Prokuroria e Tiranës./oranews