Politike

Kotzias e ndan mendjen: S’iki me pushime pa zgjidhur problemet me Shqipërinë

Teksa të gjithë jemi me mendjen tek pushimet, të cilat janë në prag, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, duket se është më i shqetësuar për të përfunduar punët e nisura, sesa për t’u qetësuar.

Ai ka bërë me dije se vetëm pasi të zgjidhet mosmarrëveshja e emrit me Shkupin dhe çështjet e lëna pezull me Shqipërinë, do të mendojë për pushime.

Kotzias ishte i prerë kur tha se nuk ikën në pushime pa i zgjidhur këto çështje.

Ai u shpreh pas takimit me homologun rus Sergei Lavrov, në Moskë:

Sëshpejti zgjidhim problemet me Shqipërinë. Ndodhemi në procesin e zgjidhjes së problemeve që rezultojnë që prej 70 vjetësh. Nuk shkoj me pushime pa i zgjidhur”.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: