Politike

Kreu ekspertizën e audio-përgjimit të Agron Xhafajt/ PD-LSI kërkojnë hetimin e Edi Ramës

Opozita shqiptare ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me audiopërgjimin për Agron Xhafajn, ku kërkon që Rama të dorëzojë si provë, rezultatin që tha se kishte nxjerë vetë tek një laborator i njohur.

Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho dhe kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, deklaruan se Rama duhej ta dorëzonte ekspertizën që i bëri audipërgjimit të Xhafajt ndryshe ai duhej të akuzohej për pengim të së vërtetës.

“Siç e dini, para disa kohësh, opozita ka publikuar një audipërgjim, të një pazari, të një bisede për transaksione me drogën, i cili përfshinte edhe vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafajn. Menjëhërë pas kësaj, 24 orë më pas, Kryeministri, në Grupin parlamentar të PS, deklaroi që audipërgjimi është falso, është montazh dhe se ai disponon provën e ekspertimit që e ka bërë në një nga laboratorët më të njohur në botë dhe ndërkohë, Prokuroria ka hapur një hetim penal për ata që janë përfshirë në këtë çështje.

Sipas ligjit, mospublikimi i kësaj prove, i kësaj ekspertive, që nuk e di nëse Kryeministri e kreu si mik i vëllait të ministrit, Agron Xhafajt, apo si pjesë e Prokurorisë, pra, ai ka detyrimin që ta dorëzojë këtë për të zbardhur të vërtetën, për të ndihmuar hetimin. Në rastin konkret, duke mos e bërë publike, Kryeministri jo vetëm ka manipuluar opinionin publik, por po pengon zbardhjen e së vërtetës.

Në zbatim të ligjit, ne iu drejtuam Prokurorisë të hapë hetim penal ndaj kryeministrit, ndaj Edi Ramës, për pengim të së vërtetës, për fshehje të së vërtetës, duke mos dorëzuar provën në fjalë, ekpertimin që ai ka bërë në një periudhë aq të shkurtër në një nga laboratorët më të mirë të botës.” tha Spaho.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: