Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rubrikën “Beautiful Albania”, pamje mahnitëse nga “Kriporja e Nartës” në Vlorë, një peizazh unik që vjen me kontraste ngjyrash nga portokalli, në rozë.

Gjatë ditëve të nxehta të verës vaskat e kripores së Nartës, pjesë të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë shndërrohen në ngjyrën rozë dhe korale.

Periudha e verës, pikërisht në ditët me temperatura maksimale karakterizohet nga lulëzimi i algave të quajtura Dunaliella Salina, të cilat kanë një prezencë të lartë të pigmentit Beta Caroten.

Uji në hapësirat për prodhimin e kripës gjatë kësaj periudhe merr ngjyrë rozë duke krijuar imazhe të mahnitshme.

Të vendosura në skajin jugor të ultësirës bregdetare, në afërsi të qytetit të Vlorës, kriporja e Nartës mbulon një sipërfaqe prej 1472 ha, ndërkohë që prodhimi i kripës ka nisur në vitin 1958./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *