LajmeTe gjitha

Krishtlindjet në shtëpinë e Inva Mulës

Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që kur ka lindur Nina.

Sot, ajo është 5 vjeç e 8 muaj dhe për herë të parë këtë vit, së bashku me mamin do të festojnë në Tiranë. Sot, nënë e bijë ishin të ftuara në “Rudina”, të veshura me ngjyrat e festës.

Për herë të parë, Inva dhe Nina ndanë me publikun atmosferën festive në shtëpinë e tyre në kryeqytet: “Hera e parë që ndodhemi në Tiranë. Këtë vit është ndryshe, është shumë bukur”, – rrëfen Inva.

Edhe Nina është po kaq e lumtur që këtë vit ajo po i kalon Krishtlinjet në Tiranë: “Krishtlindjet ne i festojmë ndryshe”, – thotë vogëlushja duke specifikuar se së bashku me të ëmën, ato janë çdo vit në udhëtim.

Këtë herë, për shkak të angazhimeve artistike të sopranos, Nina ka nisur edhe shkollën në Tiranë.

Në një insert të përgatitur në shtëpinë e sopranos, është e dukshme atmosfera e festës. Pema në qendër të shtëpisë, dhuratat rreth saj dhe dritat e shpërndara gjithandej i bëjnë më të ngrohta këto ditë festash.

Edhe Nina është e lumtur për këtë. Ajo po e shijon qëndrimin në Shqipëri ashtu si edhe e ëma.

Po e ndjek Invën në çdo aktivitet artistik, madje edhe po e shoqëron në ndonjë rast në skenë.

Është bukur kur festat kalohen në vendlindje./class/

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: