Një turist rumun është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës pasi ka pësuar frakturë të qafës nga hedhja me kokë në det në një nga plazhet e Ksamilit.

Shtetias rumun Catälin – Dumitru Macanu, 38-vjeç është transportuar me urgjencë në spital ku mjekët kanë konstatuar frakturë të qafës me paralizë të gjymtyrëve të sipërme e të poshtme.

Pasi mjekët kanë konstatuar gjëndjen e rëndë i riu është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Ky është aksidenti I dytë që ndodh në det. 6 ditë më parë një pushues 28 vjeçar nga Tepelena u hodh me kokë në det dhe pësoi frakturë të rruazës së qafës.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *