Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka bërë që qytetarët të interesohen më shumë për sobat me dru. Tregëtarët thonë se ky interesim është rritur me rreth 40% krahasuar me 1 vit më parë, e bashkë me kërkesat edhe cmimi i sobave ka pësuar rritje. Por duket se asnjë nga pajisjet ngrohëse nuk poi bind qytetarët, disa prej të cilëve thonë se këtë dimër do të ngrohen me batanie.

Alarmi i qeverisë për krizë energjitike ka bërë që qytetarët të gjejnë mënyra alternative për ngrohje dhe shërbime të tjera.

Disa po zëvendësojnë ngrohesët elektrike më sobat me dru duke menduar se do të kursejnë më shumë.

Jetmir Deda ka vite që merret me tregëtimin e sobave me dru, ai thot se ky vit ka shënuar një shtim të qytetarëve të interesuar, gati 40 % më shumë se viti i kaluar. Gjitahshtu edhe cmimi i tyre ka pësuar rritje..

Jetmir Deda : Qytetsrët kanë janë më shumë të intersuar për sobat e drurit, është rritur interesi . Po dhe çmimet e sobave janë rritur sipas hekurit, por interesi i qytetarëve për sobat është rritur me 40%.

Më së shumti, thot ai, zgjedhin sobat që kanë funksion edhe gatimin krahas ngrohjes.

Jetmir Deda : Sobat shkojnë nga 16 mijë lekë deri në18 mijë lekë të reja një çmim mesatar për sobat që janë për pjekje, gatim dhe ngrohje.

Megjithëse ditët e ftohta po vijnë, qytetarët ende nuk kanë zgjidhur çështjen e ngrohjes, pasi të gjitha thonë se janë shtrenjta.

Qytetar: Nuk e di është bërë shumë e vështirë, të shikojmë.

Disa mendojnë batanijen si zgjidhe për ditët e ftohta..

Qytetar: Korenti është shumë shtrenjët, gazi është shumë shtrenjtë, druri është shumë shtrenjtë. Me batanije do ngrohemi.

Megjithatë ka ende qytetarë që zgjedhin pajisjet elektrike për ngrohje, por shitësit e ddyqaneve thonë se marrin vetëm ato që kursejnë energji./oranews

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *