Autoritetet greke janë drejt identifikimit të shqiptarit trupi i pajetë i të cilit u gjet mëngjesin e djeshëm në një fushë në fshatin Mouriki të Tebës.
Lajmi raportohet nga vradini.gr, i cili i referohet burimeve nga autoritetet policore.
Zgjidhjen duket se e jep një dokument i gjetur në rrobat e viktimës, i cili vërteton lejen që ai kishte marrë në vitin 2011 nga burgu i Shën Stefanit të Patras dhe nuk u kthye më.
Oficerët e Sigurimit të Tebës kërkuan të afërmit e tij për të marrë ADN-në, për të përcaktuar nëse trupi i përket 45-vjeçarit të arratisur.
Procesi i identifikimit do të zgjasë disa ditë por do të zgjidhë enigmën nëse trupi është i ish-të burgosurit shqiptar të Patrës.
Trupi i pajetë u gjet mëngjesin e djeshëm, gjatë punës që po kryenin për instalimin e një tubacioni nëntokësor, 1 km përpara Mouriki-t, Tebës. Gërmuesi nxori rrobat dhe skeletin.
Trupi i pajetë, sipas burimeve policore, ishte në gjendje dekompozimi.
Menjëherë operatori dhe kryetari i Bashkësisë Lokale kanë njoftuar sigurimin dhe në vendngjarje ka mbërritur një ekip me gjetjen e frikshme.
Pas kontrollit efektivët e policisë gjetën dokumentin e burgjeve të Agios Stefanos.
Gjetjet nga ekzaminimi i mjekut ligjor do të hedhin dritë mbi shkakun e vdekjes.