LajmeTe gjitha

Kujdes kur kaloni tek Pylli i Sodës

Pylli i Sodës është kthyer në një burim problematikash që së fundmi rrezikojnë automjetet që qarkullojnë në këtë zonë. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur një pemë u rrëzua duke bllokuar rrugën e situata u normalizua  vetëm me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Rreziku ende është prezent pasi një numër i lartë pemësh mund të shkëputen e bien nga momenti në moment.

E nëse nuk merret asnjë masë dëmet mund të jenë kolosale, jo vetëm materiale për shkak se trungu mund të rrëzohet mbi automjete por pasojat në njerëz mund të jenë fatale duke e bërë të patolerueshme neglizhencën.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: