Kulture

Kullat e Dervish Aliut – Dukat, Vlorë

Kullat e Dervish Aliut në afersi të fshatit Dukat ndodhet një kompleks ndertimor me vlera historike. I ndertuar në fillim të shek. XIX ky ansambël kullash të Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshtare kunder reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjate viteve 1847-1848.

Banesa është ndertuar në token e tij nga mjeshtra të ardhur nga Janina. Ajo perfaqeson banesë te tipit Kulle me tipare mbrojtese nga me te arrirat në të gjithë Shqipërinë e Jugut. Si pjesë me të rendësishme te ketij ndertimi permendim kullen e vrojtimit, kullen mbrojtese, divani me kollona guri e harqe, shtëpine e bukës, oden e miqve e banesa të tjera ndihmese. Në banesen e ngritur mbi një truall kulmor janë hapur frengji (vende ku gjuanin luftetaret) nga ku kontrollohet i gjithë territori perreth. Kjo e shnderron këtë ndertim në një keshtjellez të fortifikuar. Kompleksi është shpallur monument kulture në vitin 1979.

Si të shkojmë tek Kullat e Dervish Aliut?

Për të vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga që të çon në qender të Dukatit të Vjeter. Pasi arrihet në qender të fshatit merr rrugen që të çon në lagjen “Mazo”. Rruga që të çon deri në qender të fshatit pershkruhet nga makina, me tej rreth 1 km ecet në kembe.

 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: