Kalaja e Himarës, me një krah nga Skutaraja dhe Qafa e Vishës, me sytë nga deti mbi Livadh, braktisur nga banorët në fund të viteve ’40, mbetet një sit shumë interesant për vizitorët qoftë për rrënojat, por sidomos për pamjet fantastike që sheh prej aty. Por ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka ngritur shqetësimin e mbetjeve që hidhen prej vizitorëve, në këtë objekt të trashëgimisë kulturore si dhe në natyrën përreth tij.

Mirela Kumbaro ka ndarë këtë episod që ka lidhje me pastërtinë, në një prej postimeve të saj në rrjetet sociale, duke bërë thirrje që të kihet më shumë kujdes me sjelljen kundrejt natyrës, që duam ta shijojmë, por harrojmë ta respektojmë.

Ministrja Kumbaro theksoi se punonjësit e bashkisë Himarë, rrezikojnë edhe jetën duke u kacavjerrë në shpatin e kalasë për të mbledhur plehrat që vizitorët apo banorët hedhin “pa teklif”. Prandaj duhet ta mendojmë dy herë, shkruan Kumbaro, përpara se të lëshojmë nga dora, çdo mbeturinë që shëmton atë që na pëlqen aq shumë./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.