Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh sot se shifrat e deritanishme të turistëve kanë tejkaluar vitin më të mirë 2019.

Kumbaro nënvizoi se, xhiro e bizneseve në hoteleri-turizëm është rritur me 23% përgjatë muajve maj-qershor krahasuar me të njëjtën periudhë vjet, e po ashtu punësimi në sektor i rritur me 16% krahasuar me 2021 apo 23% më shumë krahasuar me 2019.

“Secili e ka në dorë vetë t’u besojë fjalëve që lëshohen pa teklif sipas humorit të ditës, apo të shohë me kthjelltësinë e të dhënave dhe fakteve Ne kemi detyrë të japim të vërtetën, që përtej shifrave të deritanishme të turistëve që kanë tejkaluar vitin më të mirë 2019, tregojnë se edhe xhiro e bizneseve në hoteleri-turizëm është rritur me 23% përgjatë muajve maj-qershor krahasuar me të njëjtën periudhë vjet, e po ashtu punësimi në sektor i rritur me 16% krahasuar me 2021 apo 23% më shumë krahasuar me 2019!”, theksoi Kumbaro në një postim në rrjetet sociale

“Vetëkënaqje aspak. Ama frymëzim e mirënjohje për punën e çdo hotelieri, tur-operatori dhe profesionisti në sektor që bashkë t’i japim më shumë forca e përpjekje për turizmin që është përvojë, emancipim, zhvillim ekonomik”, u shpreh Kumbaro./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.