Një 20 vjeçar është arrestuar pasi në një vend me shkurre kishte kultivuar bimë narkotike.
Policia zbuloi parcelën gjatë kontrolleve me dron.
”20-vjeçari është arrestuar pasi, në afërsi të banesës së tij, në një zonë me shkurre, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike që janë asgjësuar me anë të djegies” informoi sot policia.
Policia kishte dhe informacione të siguruara në rrugë operative. Operacioni u kodua “Kamuflimi” dhe në kuadër të tij është arrestuar në flagrancë shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi L. L., 56 vjeç, banues në Fushë Milot, me detyrë kryetar i po këtij fshati, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.