Showbiz

Largimi nga Klani/ Fevziu: Unë i kërkova Blushit të shkoja në Top, por me Frangajn kisha një “problem”

Gazetari Blendi Fevziu këto javët e fundit është komentuar shumë pas daljes së lajmit se po mendonte të largohej nga Tv Klani, ku prej shumë vitesh shfaqet me emisionin e tij “Opinion”, për të shkuar në kanalin rival, Top Channel.

Pak ditë më parë ai deklaroi se edhe pse kishte qenë në një dilemë, kishte marrë vendimin se nuk do të largohej nga Klan, por do të vijonte të shfaqet me emisionin e tij.

Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e sotme në “360 gradë” në Ora News, ai është shprehur se nuk u largua vetëm për arsye emocionale.

“Ka qenë një zgjidhe emocionale, janë shumë të vështira këto zgjedhje, do vazhdoj në një vend që edhe pse ke probleme të vogla, sherre të brendshme, ke krijuar stabilitet”.

Pyetjes nëse Rama e ka ndikuar për t’u larguar drejt Top-it, ai u përgjigj: Rama nuk influencon dot asnjë nga vendimet e mia, ne nuk jemi miq, kemi një raport korrekt pune. Një njeri që nuk është mik nuk mund as të këshillojë dhe as ta dëgjosh për diçka.

“Nuk ka pasur negociata për këtë kalim të mundshëm, i kisha kërkuar unë Ben Blushit të shkoja te Top-i, dhe kam qenë një dyzim. Nuk mund të largohesha nga Klani sepse kisha “një problem” moral me Frangaj, doja ta mbyllja me një lloj mirëkuptim, për t’i thënë që e përmbusha një cikël 20 vjeçar. Unë isha mirë dhe komod në Klan, por kisha një projekt që mund të dukej më interesant në Top, por nuk ika. Unë nuk kisha një shkak që doja të largohesha, kjo ishte një çështje që: unë kam një gjë më tërheqëse së këtu, por kaq. Kam vendosur të jem në një vend ku ti prapë je i mësuar me gjithë problematikën. “’A të prish punë nëse iki? Për t’u bashkuar një projekti tjetër, a të prish punë a jo’, kjo ka qenë biseda që kam pasur me Aleksandër Frangajn”, u shpreh ai.

Show More

Related Articles

%d bloggers like this: