Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.47 lekë dhe këmbehet me 119.32 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 116.65 lekëve, ose 0.05 lekë më shumë se ditën e premte.

Me 0.83 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 133.48 lekë, ndërsa franga zvicerane u nënçmua me 1.09 lekë dhe këmbehet me 120.55 lekë.

Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar luhatje të lehta./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *