Në tregun e këmbimit valutor vendas, sot monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me të martën.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 1.22 lekë dhe këmbehet me 117.68 lekë, ndërsa euroja u ngjit me 0.05 lekë dhe këmbehet sot në kuotën e 116.72 lekëve.
Me 0.28 lekë, i forcoi pozitat edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 133.41 lekë, ndërsa franga zvicerane u ngjit me 1.42 lekë dhe këmbehet me 122.02 lekë.
Sot në këmbim me lekun edhe valutat e tjera kanë fituar terren kundrejt tij. /ATSH
Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
---|---|---|---|---|
Dollar Amerikan | USD | 117.68 | +1.22 | |
Euro | EUR | 116.72 | +0.05 | |
Poundi Britanik | GBP | 133.41 | +0.28 | |
Franga Zvicerane | CHF | 122.02 | +1.42 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 81.79 | +0.74 | |
Dollari Australian | AUD | 78.54 | +0.49 | |
Dollari Kanadez | CAD | 88.04 | +0.36 | |
Korona Suedeze | SEK | 10.70 | -0.06 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 11.38 | +0.02 | |
Korona Daneze | DKK | 15.69 | +0.01 | |
SDR | SDR | 152.40 | +1.69 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 196907.41 | +2,579.83 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 2291.05 | +42.80 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 16.70 | +0.10 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 16.69 | +0.10 | |
Lira Turke | TRY | 6.43 | +0.07 |