Në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit, kursi mesatar i këmbimit të euros ishte 119.8 lekë, duke reflektuar mbiçmimin e lekut me përkatësisht 1% dhe 2% në krahasim me vlerat e regjistruara në fund të dy gjashtëmujorëve të mëparshëm.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se në përgjithësi, tregu i këmbimit të monedhave u paraqit i qetë dhe u karakterizua nga parametra normalë të tregtimit, me përjashtim të luhatshmërisë afatshkurtër që shoqëroi nisjen e luftës së Rusisë në Ukrainë.
Në fund të javës së parë të muajit mars 2022, për të shmangur çrregullimin në tregun e këmbimit të monedhave si rezultat i pasigurisë nga nisja e luftës në Ukrainë, Banka e
Shqipërisë realizoi një ndërhyrje afatshkurtër nëpërmjet shitjes së valutës dhe njëherazi vendosi anulimin e tre ankandeve të deklaruara të blerjes së valutës për muajt mars dhe prill 2022.
Këto veprime u pasuan nga stabilizimi i kursit të këmbimit lek/euro deri në fund të periudhës.
Në këtë fundjavë euro këmbehet me 116.60 lekë ose 0.07 lekë më shumë se një ditë më parë dhe dollari amerikan ka humbur terren me 1,42 lekë duke zbritur në kuotën e këmbimit të 118.85 lekëve./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *