SportTe gjitha

Lewandowski, Morata, Juve, Milan – po vjen “granata e merkatos”

Robert Lewandowski duket krejt e sigurt se do të largohet nga Bayern në merkaton e verës. Pse? Arsyet i di ai, mediet vetëm transmetojnë diçka thuajse të kryer.

Polaku raportohet se do të jetë objektivi kryesor i Chelsea-t, që kërkon të rindërtohet pas një sezoni zhgënjyes.

Blutë e mbyllën sezonin në vend të pestë të Premier League, duke humbur mundësinë për të luajtur në Champions League sezonin e ri dhe ka vuajtur të zëvendësojë të larguarin Diego Costa.

Lewandowski, i cili është përfolur për një transferim te Real Madrid, tani shihet si njeriu i duhur që mund të mbyllë boshllëqet e sulmit, sipas The Telegraph. Chelsea kërkon të blejë sulmuesin e Bayern, i cili mund të kushtojë 120 milionë euro.

Paratë e një blerje potenciale do të mundësoheshin pjesërisht edhe nga shitja e Alvaro Morata-s. Spanjolli nuk ka arritur të bindë në Stamford Bridge dhe pritet të rikthehet në Serie A, me Juventusin shumë të interesuar, por edhe Milanin…

Show More

Related Articles