LajmeTe gjitha

Lezhë/Sekuestrohen,Euro bizhuteri dhe armë

Roan Brahimi ra në prangat e policisë së Lezhës pasi iu gjetën në cilësinë e provës materiale armë, municione, euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes

Policia e Lezhës në bashkëpunim me F.N.SH. Shkodër i sekuestruan një armë zjarri pistoletë “Bereta” me një krehër me 15 fishekë, 14.600 Euro dhe një sasi bizhuterish.

Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip Lancia që drejtohej nga shtetasi i arrestuar, si dhe dyshohet të jenë të përfituara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Në ngarkim të tij veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , “Vjedhja” , “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” parashikuar nga nenet 278, 134 dhe 287/b i Kodit Penal.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: