SportTe gjitha

Liverpool po tenton të bëjë një blerje të bujshme në merkaton e verës, ja se kë…

Liverpool po tenton të bëjë një blerje të bujshme në merkaton e verës. Edhe nëse nuk do të ketë sukses në finalen e Champions League kundër Real Madridit, pritet një goditje e madhe në “Anfield”.

Ai është pikërisht portieri i AC Milan Gianluigi Donnarumma. Gardiani italian është një nga talentet më të mëdha të portës në botë pasi ka shpërthyer në vendlindje gjatë dy viteve të fundit.

Ai që tani ka bërë 100 paraqitje me klubin e tij.

Dhe me Liverpool që ka kohë që kërkon një portier të ri, SportMediaSet raporton se Donnarumma është një nga opsionet e preferuara.

Thuhet se Liverpool ka ofruar 40 milionë euro për të, por Milan kërkon thuajse dyfishin e shumës.

Portieri i ka prishur marrëdhëniet me tifozët, dhe thuhet se këtë verë mund të largohet në mënyrë që edhe Milan të bëjë një merkato të fortë me paratë e fituara prej tij.

Show More

Related Articles