Një operacion i përbashkët mes Policicisë Metropolitane, NCA dhe Policisë shqiptare i shpëtojnë jetën një shqiptari të marrë peng në Londër.
Një 30 vjeçar u mbajt peng për një javë nën kërcënimin se do ta vrisnin nëse nuk paguheshin 400.000 sterlina nga te afërmit.
Shkaku pengmarrjes përplasja mes dy grupeve rivale në kontrollin e shtëpive të barit.
Mësohet se i marruri peng është keqtrajtuar në mënyrë ç’njerëzore dhe videot kur ai keqtrajtohej i dërgoheshin njerzve të tij.
Ditën kur skadonte afati pagesës së 400.000 sterlinave ndërhyri policia dhe liroi pengun.
Shtatë shtetas shqiptarë u arrestuan për pengmarrje dhe burgosje të rreme.
Nëse ata do të shpallen fajtor rrezikojnë mbi 20 vite burg.