LajmeTe gjitha

Lu, takim me Prokuroren e përkohshme

Ambasadori amerikan Donald Lu do të takohet me Prokuroren e përkohshme Arta Marku në orën 10:00.

Takimi i ambasadorit amerikan do të zhvillohet në Prokurorinë e Përgjithshme, para mbledhjes që Marku do të ketë me vartësit e saj.

Lu e ka përkrahur zgjedhjen e Prokurores së Përkohshme.

Një ditë më parë, ambasadori u takua më vete me krerët e partive opozitare, Kryetarin e PD, Lulzim Bashën dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, pas protestës që mbajti brenda dhe jashtë Kuvendit, opozita, për të kundërshtuar zgjedhjen e Prokurores.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: