Një grua është përplasur mëngjesin e sotëm nga një makinë në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Qemal Mici, lagjia nr.17, ndërsa e plagosura është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.