Lajme

Marrëveshja Shqipëri-Greqi/ Bushati takohet në Bruksel me Kotzias

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është takuar me homologun grek, Nikos Kotzias gjatë samitit të NATO-s në Bruksel. Të dy ministrat biseduan për ecurinë e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë deri tani si dhe vijimin e diskutimeve për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.

Takimi Bushati-Kotzias vjen një ditë pas atij mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras. Biseda mes Bushatit dhe Kotzias vijoi në vazhdën e këtij takimi ku u fol rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh dhe vlerësimi i arritjeve të deritanishme.

Mes dy vendeve ka ende çështje që vazhdojnë të diskutohen nga grupi negociator, por kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehën besimin e një zgjidhjeje positive së shpejti.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: