SportTe gjitha

Martiri: E nisëm mbarë, tani fitore edhe në Tiranë

Fitorja 3-0 të dielën në Tbilisi të Gjeorgjisë ndaj kombëtares vendase ka kënaqur pa masë trajnerin e ekipit kombëtar Altin Martiri, që është shprehur entuziast për këtë triumf të Shqipërisë, që e nisi mbarë këtë aventurë në European League. 3 pikë të arta për kombëtaren kuqezi, që synon kualifikimin për në fazën finale të këtij eventi.

Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur për këtë fitore, pasi është një fillim i mbarë për ne. Por jemi me këmbë në tokë, pasi unë shpresoj që të vazhdojmë kështu, për ta shkuar deri në finish kështu siç e nisëm, me fitore”, tha Martiri, trajneri i kombëtares shqiptare të femrave në volejboll, në një deklaratë për lëshuar për CEV (Federata Europiane e Volejbollit).

Më 23 maj (ora 19:00), në sallën sportive “Feti Borova” në kruyeqytet, Shqipëria e femrave do të presë kombëtaren austriake, që mundi 3-1 Izraelin, dy ekipet e tjera të Grupit B të Divizionit të Argjendtë, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Kombëtarja ka mbërritur sot në Tiranë, ku dhe do të vijojë përgatitjet për sfidën e radhës, me objektivin për të korrur një tjetër fitore.

Gjeorgji – Shqipëri 0-3 (16-25, 18-25, 22-25)

23 maj, Shqipëri – Austri, (ora 19:00 “Feti Borova”)

Show More

Related Articles