Një masakër e vërtetë ka ndodhur pasditen e sotme të Çetinjë të Malit të Zi, ku 11 persona janë vrarë më armë zjarri dhe 6 të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe një pjesëtar i policisë, raportojnë mediat vendase.

Mësohet se tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas të cilit sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë duke vrarë 10 persona dhe plagosur 6 tën tjerë. Sulmuesi ka qëlluar edhe në drejtim të policisë dhe në përleshje ka mbetur i vrarë.

4 të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Sipas informacioneve jozyrtare, sulmuesi është një 34-vjeçar, i cili ka qëlluar edhe mbi fëmijët.

Ajo pjesë e qytetit u bllokua, u shtua prania e policisë dhe u mblodhën një numër i madh i qytetarëve të Cetinjës.

Nga dëshmitarët okularë në vendngjarje mësohet se sulmuesi ka kaluar nëpër lagje dhe ka qëlluar rastësisht mbi qytetarët që ndodheshin aty rastësisht.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *