Tre prej të plagosurve në masakrën e Cetinjes ndodhen në gjendje kritike për jetën. Qendra Klinike informoi se në atë institucion janë shtruar 4 pacientë, 3 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa njëri prej tyre jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa dy pacientëve në spitalin e Cetinjes ndodhën jashtë rrezikut për jetën.

“Një nga pacientët, e shtuar në KCCG ndodhet në gjendje të qëndrueshme, jashtë rrezikut dhe ndodhet në Klinikën e Neurokirurgjisë. Pacienti i dytë ka dëmtime në tru, kocka dhe kraharor, i rrezikohet jeta dhe ndodhet në trajtim intensiv. I treti ka lëndime në organet e barkut, kryesisht në mëlçi, iu është nënshtruar operacionit dhe ndodhet në reanimacion. Pacienti i katërt ka lëndime në qafë dhe gjoks, frakturë në krahun e djathtë, po ashtu është bërë operacion dhe kërkon trajtim në reanimacion”, njofton Qendra Klinike.

Drejtori i spitalit të Cetinjes, Ivan Ivanoviç, tha për TVCG se në atë spital janë shtruar dy persona, një burrë dhe një grua, në gjendje të qëndrueshme.

“Ata janë jashtë rrezikut”, ka thënë Ivanoviç, siç raporton Portali RTCG.

Ai deklaroi se pacientët e parë kanë filluar të mbërrijnë në spital rreth orës 16:00 të pasdites së djeshme (12 gusht)

“Fatkeqësisht, mes tyre ishin dy persona të cilët nuk u mbijetuan plagëve. Tre pacientë janë transportuar në KCCG”, tha ai.

34-vjeçari Vuk Boriloviç nga Cetinja ekzektuoi me armë zjarri 10 persona, mes tyre edhe fëmijë dhe ka plagosur gjashtë të tjerë.

Boriloviç qëlloi me pushkë gjueti jashtë banesës së tij kë i doli përpara përfshirë fqinjët, shërbimet e urgjencës mjekësore, efektivë policie dhe kalimtarët.

Në masakër humbën jetën 2 fëmijë, të cilët ishin të fqinjëve të tij.

Ndërkohë autori i ngjarjes është vrarë në rrethana ende të paqarta. Trupi i tij është dërguar për autopsi dhe sipas informacioneve jozyrtare ai ka plagë të shumta me armë zjarri.

Nuk dihet nëse është vrarë nga 1 armë e vetme, ndërsa ekspertiza pritet të hedhë më shumë dritë për ngjarjen.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.