Një 44-vjeçar i identifikuar si Flamur Dani është arrestuar në Shijak, pasi transportonte lëndë eksplozive dhe kapsolla, gati për t’i shitur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kishin mësuar se 44 vjeçari siguronte lëndë plasëse në Burrel dhe e shiste në Durrës.

Në operacionin policor të koduar “Stacioni” u sekuestruan nga çanta e shpinës që mbante me vete, 5 kallëpe lëndë eksplozive C4 dhe 5 kapsolla detonatore.

44-vjeçari u arrestua në flagrancë në Maminas, kur sapo kishte zbritur nga një automjet i transportit publik.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shpinës së të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën eksplozivin gati për shitje.

Vijon puna, për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndët plasëse, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale Flamur Danit.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.