Nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit, porta e dytë qiellore e vendit, hynë në vendin tonë mbi 10 mijë pasagjerë gjatë periudhës maj-korrik.

“Nga 1 maji deri më 31 korrik, numri i hyrjeve nga aeroporti i Kukësit është 10 390 persona, mes të cilëve 1 238 shtetas shqiptarë dhe 9 152 shtetas të huaj”, informoi drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit, në Kukës.

Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit operon tanimë me 12 fluturime në javë për destinacione si Viena, Basel, Karlsruhe, Memmingen dhe Zyrih.

Shqipëria përuroi aeroportin ndërkombëtar në Kukës, më 18 prill 2021 me fluturimin e parë të pasagjerëve nga Londra të operuar nga “Air Albania”.

Aeroporti ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut” i Kukësit është krijuar për të shërbyer si aeroporti i dytë i Shqipërisë, pas aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës dhe për të rritur turizmin në rajon./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.