Për 45 vite me radhë u kremtua si një ndër festat më të rëndësishme kombëtare nga shteti shqiptar dhe si festa më e rëndësishme jofetare nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

Çdo vit, në Berat, Korçë, Gjirokastër e Tiranë, zhvilloheshin aktivitete, shërbesa fetare dhe fjalime për të kremtuar shpalljen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse.

Pas marrjes së Tomosit nga Patriarkana e njohjes së autoqefalisë, 12 shtatori vijoi të trajtohej si pikënisja e rrugëtimit të vetëqeverisjes së Kishës Shqiptare dhe teologët më të rëndësishëm të saj, Dr. Visarion Xhuvani, Kristofor Kisi, Dhimitër Beduli, etj., e veçonin këtë datë.

Me ardhjen e regjimit komunist në pushtet, vetëm klerikët do vijonin kremtimin teksa regjimi ateist nuk donte më të atashohej mr aktivitete të bashkësive fetare, pavarësisht rëndësisë së tyre historike kombëtare. P

as vitit 1967, heshtje. 23 vite ateizmi dhe 30 vite demokracie e lanë në heshtje këtë datë të shënuar, teksa politika u fut në zullumin e debatit shterpë të ditës, bota akademike u mënjanua dhe kleri vendosi që të shkëputej nga interpretimet e teologëve më të mëdhenj që kishte historia e saj, prej faktit se rreknin kombëtarisht.

Doktori i shkencave teologjike të Universitetit të Athinës, elbasanasi Visarion Xhuvani, i diplomuari i shkollës së Halkit, beratasi Kristofor Kisi, doktori i shkencave teologjike i Universitetit të Bukureshtit, minoritari (më shqiptar se shqiptarët) Dhimitër Beduli, do të injoroheshin në interpretimet e tyre teologjike nga një tufë të keqdiplomuarish me bursa të dyshimta.

Ndaj, sot, isha mëse i lumtur që isha krah mikut tim Ervin Demo, i cili pati idenë e shkëlqyer të përjetësonte Kongresin e Beratit përmes një pllakate përkujtimore që do të qëndrojë përjetë në ish shkollën e Mangalemit, ku u mbajtën punimet e kongresit që i dha fund, qoftë edhe provizorisht, ndërhyrjeve të huaja në një bashkësi fetare që është pasuri kombëtare./syri

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *