Një pjesë e konsiderueshme e banorëve në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër çdo dite ngjisin malet me kembë për të mbledhur çaj dhe rigon. Përmes këtyre bimëve medicinale dhjetra familje arrijnë që ti sigurojnë të ardhurat e tyre ekonomike.
Arjani ngrihet çdo ditë në orën 04:00 të mëngjesit, dhe merr rrugën për në zonat malore të Gjirokastrës.
Qëllimi është që të mbledhë sa më shumë rigon, dhe çaj mali, dhe përmes tyre të sigurojë të ardhura për familjen e tij.
“Dal në orën 04:00 të mëngjesit dhe punën e lë rreth orë 14:00″
Bimët medicinale sipas tij prej vitesh janë kthyer në burim të ardhurash për të.
Me këto merrem. Lë kazmën e lopatën e merrem me këto. Ku në mal, Çajup, Belsh. Mbaj familjen në këtë sezon”
Tregu thotë se nuk mungon, por mundi dhe puna e madhe rrallë shpërblehet me çmimin e merituar.
“Ka shumë që shesin por gjithkush ka kismetin e vet”
Si Arjani ne gjitokaster dhe fshatrat perreth ka me dhjetra banorë qe sigurojnë të ardhurat me bime medicinale. Gjirokastra, Saranda dhe Delvina jane mes prodhuesve kryesorë të të dy bimëve në vendin tonë./oranews