Tre muaj mbasi Klement dhe Eldi Cala u mbyllën në 41 biss, prokuroria i ka dorëzuar dy vëllezërit si të pandehur në gjykatën e kryeqytetit, si të akuzuar për futjen e sendeve të ndaluara.

Tre telefonat celularë të zbuluar nga forcat operacionale të DAP sollën gjatë kësaj kohe një hetim të thelluar brenda 313, jo vetëm për lehtësinë si kishin depërtuar në qeli sendet e ndaluara por edhe për faktin që secili posedonte rrjete sociale si Instagram.

Për vëllezërit Cala, të burgosur për megagrabitjen brenda areoportit të Rinasit prokuroria thekson se dimensionet e telefoneve që ata posedonin nuk janë futur nga familjarët e tyre.

Dyshimet shtohen më tej në mbyllje të hetimeve, nga prokurorja se këto sende janë futur përmes punonjësve të policisë.

Duke mos u shprehur as me mosfillim hetimesh, as me pushim dhe me as kërkesë per gjykim, në vazhdën e këtyre hetimeve prokuroria ka veçuar hetimet për shpërdorim detyre për oficerët e policisë së burgut 313, mbasi ende nuk ka siguruar prova ndonëse disa policë janë përgjuaer. hetimet për ta do të vijojnë

Vëllezërit Cala kanë këmbëngulur në mbyllje te hetimeve se i gjetën telefonat në ambientet e përbashkëta të dusheve, të fshehura në një kuti shampoje. Për të zbuluar se me kë komunikonin policia shkencore thotë se dy vëllezërit komunikonin në greqisht . Kompanitë telefonike kanë kthyer përgjigjje se numrat u përkisnin dy qytetarëve

Por të dyja vajzat nën emrin e të cilave ishin të regjistruar numrat dëshmojnë se nuk njohin asnjërin nga të burgosurit. Nuk kemi qenë asnjëherë në burg shtojnë dy vajzat. Prokuroria përmend se çudia mbetet tek numri i tretë me prefiks shqiptar. Ndonëse ky numër rezulton se nuk ekziston, prokuroria dyshon se është numër i qendrës se mesazheve që abonentët i përdorin për të dërguar mesazhe.

Jo pak herë personazhe të krimit qofshin të rëndësishëm ose jo , kanë tentuar që të fusin me mënyra nga më te ndryshmet celularë ne qeli , qe ne kuptim te ligjit është send i ndaluar. Shume prej tyre janë dënuar për këtë gjë dhe të tjerë kanë përfunduar në 41 biss. Të tjerë janë nën vëzhgim me urdhër te SPAK ./TopChannel

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.