Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbajti këtë të martë një takim me strukturat e PL-së në qytetin e Vlorës.
Gjatë fjalës së mbajtur, Meta kërkoi nga dega lokale e Partisë së Lirisë në këtë qark që të rrisë fuqinë investiguese dhe denoncuese në mënyrë që njerëzit të marrin vesh aferat e qeverisë.
“Marrja e gjithë aseteve strategjike në pak duar dhe të tjerët asgjë, kjo është deviza e qeverisë. Ç’a bëhet me rrogat e tjera përveç mësuesve dhe infermierëve asnjë rritje. Asnjë gjë për rrogat, as indeksim asgjë. Rriten çmimet për komanitë koncesionare, indeksohen menjëherë komapnitë e PPP-ve.
Këtu në Vlorë na duhet nëj organizim më i mirë. Do vinë prurje të reja. Heqja e asaj socialiste mund ta bëjë më të lehtë që të afrohen dhe ata të cilët e kanë patur problem, është më gjithëpërfshirëse.
Ajo që ne dallojmë nga të tjerat është refrendumi. Fiksojeni këtë. Ndaj Zvicra është ajo që është pasi vendos populli përmes referndumit. Kjo është e vetmja mënyrë që triumfojë interesi qytetar.
Vlora nuk është as Lungomarja as fasada, por janë ato rrugët e brendshme që përmbyten sa bie një shi. Lekët janë hedhur por kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve dhe kompanive të lidhura me ta. Unë kërkoj nga ju të rrisni fuqinë investiguese, siç kemi bërë ne për inceneratorët, të ketë investigime në çdo fushë këtu në Vlorë.Të rrisim fuqinë denoncuese në mënyrë që njerëzit t’i marrin vesh këto të vërteta”, tha Meta./panorama