Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta riktheu edhe njëherë nga Vlora çështjen e djegies së mandateve nga ana e opozitës duke theksuar se i kishte paralajmëruar ish-drejtuesit e LSI se ky do të ishte një kurth.

Ai u shpreh se çështja e detit me Greqinë do të rikthehet sërish në shtator ndërsa shtoi se Rama qëndron në krah të palës greke për interesat e tij.

“Ballkani i Hapur është një nismë anti-europiane. Shikoni si e ka menaxhuar çështjen e detit me Greqinë. Kjo është një çështje tjetër që do hapet prapë në shtator. Është bërë si avokati i palës tjetër. Këtë e bën jo për të rregulluar marrëdhëniet me Greqinë por i interesojnë marrëveshjet që ka bërë për naftën dhe gazin atje.

Ka shumë akte të rënda. Të gjitha këto kanë ndodhur sepse nuk ka pasur opozitë. Opozita ishte i korruptuar. Lulzim Basha ishte i blerë. Kjo solli edhe djegien e mandative. Prandaj nuk funksionon sot drejtësia. Shikoni aferën e inceneratorëve çfarë katastrofe është.

Turp të keni ju që keni djegur mandatet. Unë nuk e kam djegur mandatin tim. Porosia ime është, të shkruar e ka ish kryetarja juaj dhe zoti Petrit Vasili. U thashë në asnjë mënyrë se është një kurth. Unë nuk e lëshova zyrën time sepse ishte vënë dora mbi kushtetutë. Është momenti që të tregojmë që jemi shqiptarë”, tha Meta gjatë takimit me strukturat në Vlorë.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *