Lajme

Meta: Nuk ka koalicion me Ramën! Një bashkim PS- PD nuk do funksionojë, s’ka këllqe

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka deklaruar këtë të martë se Lëvizja Socialiste nuk do të bëjë koalicion paszgjedhor me Partinë Socialiste.

I ftuar në emisionin Dritare, ish kreu i LSI-së ka deklaruar se do të nevojitej shumë kohë për të patur sërish një bashkëpunim me PS, por me kushtin që Rama të mos jetë.

“Ndërsa nga ana e LSI ia dha shansin një herë doktori dhe një herë PS, se po të ishte për Ramën nuk do ai kishim dhënë. Vetëm pas shumë kohësh mund të bëjmë koalicion me PS, normalisht jo me Ramën. Tani ka ardhur koha që LSI tu tregojë këtyre forcave që mund të ja dalë e vetme dhe jo me kot na qëlloi 1-shi.”

Meta ka deklaruar gjithashtu se një koalicion i mundshëm mes PS-së dhe PD-së do të ishte një dështim, pasi sipas ish kreut të LSI, një bashkim i tillë nuk ka këllqe.

“Një koalicion Rama- Basha është një koalicion që nuk mund të funksionojë dhe është një koalicion pa këllqe”-tha Meta

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: