Është miratuar sot nga Këshill i Ministrave, marrëveshja e huasë mes Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit.
Zv. Ministrja e Financave Vasilika Vjero deklaroi se ajo është një marrëveshje e ratifikuar në 2017 dhe në ndryshim nga projekti fillestar, tashmë në të do të përfshihen dhe dy qytete të tjera: Orikumi dhe Ksamili.
“Kjo marrëveshje përfshinte ndërhyrje në qendrat urbane të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit dhe Përmetit.
Ajo parashikonte ndërhyrje të grupuara në tre komponentë kryesorë: rikualifikimi urban, përmirsime të infrastrukturës dhe më tej ndërhyrje në sajtet turisktike dhe zhvillime në marketimin e produktit.
Tashmë me këtë shtesë të miratuar sot në Këshillin e Ministrave, do të shtohen dhe dy zona tejet të rëndësishme sa i takon kapacitet dhe rëndësisë për zhvillimin e turizmit: Ksamili dhe Orikumi.
Këto janë zona tejet të rëndësishme pasi numërojnë mbi 300 mijë turistë gjatë sezonit,” tha ajo./ORANEWS