SportTe gjitha

Monchi: Ai largohet vetëm nëse unë kthehem në fushë

Drejtori sportiv i Roma-s ka folur në lidhje me merkaton e klubit verdhekuq. “Jemi të kënaqur me atë që kemi bërë, por, siç ka thënë edhe trajneri, kemi akoma shumë për të bërë”, ka thënë Monchi.

“Dzeko? Do të qëndrojë me ne, pres që vitin e ardhshëm të bëjë një sezon të shkëlqyer, si këtë vit. Alisson? Nëse largohet, kjo do të ndodhë sepse unë do të kthehem të luajë si portier. Është e vetmja mundësi, por nuk e di nëse jam gati të kthehem”.

“Rinovimet e Florenzi-t dhe Di Francesco-s? Kemi vendosur të flasim në fund të sezoni. Di Francesco e di se çfarë mendoj unë për të. Kam patur fatin të punoj një vit me të dhe jam shumë i kënaqur. Besoj se do të punojmë bashkë për një kohë të gjatë”.

Show More

Related Articles