Pas ditëve me shi dhe rrebeshe, moti pritet të stabilizohet gjatë javës që vjen.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën të ditur se për javën që vjen, moti do të jetë i qëndrueshëm.
Parashikimi i motit:
Java e ardhshme në vend do të dominohet nga prania e rrymave ajrore të qëndrueshme.
Këto do të sjellin mot me diell e vranësira kryesisht shtresore të larta.
Karakteristikë do të jetë prania e mjegullinës së mëngjesit në shumë lugina. Ditën e hënë në verilindje e lindje të vendit do të krijohen kushtet për reshje të përkohshme shiu.
Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.
Gjatë ditës temperaturat parashikohen të luhaten si në figurë.